Wednesday, October 28, 2020

Vizatim. Llojet e vizatimit (vizatimi teknik)

 

Vizatimi teknik

Jump to navigationJump to search

Vizatimi teknik është një paraqitje grafike e një objekti real që do të prodhohet ose ndërtohet, ose e një ideje apo projektimi të propozuar që do të vihet në jetë. Vizatimi teknik është përdorur që në kohët e lashta, por teoria e projektimit të objekteve në plane imagjinare u përhap në gjysmën e parë të shekullit të pesëmbëdhjetë nga arkitektët italianë Alberti, Brunelleschi etj.

Personi i cili bën vizatimin quhet vizatues ose teknik vizatimi.


Metodat e vizatimit teknik:

Me dorë të lirë (Skicat)

Skica është vizatimi i bërë shpejt me dorë të lirë që nuk përbën vizatimin përfundimtar. Në përgjithësi, një skicë është një mënyrë e shpejtë për të regjistruar një ide për përdorim të mëvonshëm.

Me mjete vizatimi

Vizatimi teknik mund të realizohet me mjete vizatuese në një copë letër në tavolinë ose në një panel dërrase vertikal. Mjetet e vizatimit përfshijnë lapsat, gomat fshirëse, teknografët, vizoret trekëndëshe ose të drejta, kompaset, raportorët, kurbalinjat etj. Për të riprodhuar vizatimin ai kopjohet në letër transparente dhe me anë te pajisjeve me dritë hidhet në letër me shtresë kimike që reagon ndaj dritës. Kjo metodë vizatimi shumë e përhapur vite më parë, përdoret rrallë në ditët e sotme.


Me anë të kompjuterit (CAD)

Në ditët e sotme metoda e realizimit të vizatimit teknik është automatizuar dhe përshpejtuar me ndihmën programeve kompjuterike (CAD-Computer Aided Design).

Ka dy lloj programesh për vizatim teknik, dy dimensional (AutoCAD) dhe tre dimensional (Solidworks, ProEngineer, Autodesk Inventor etj).


Shembuj:





Detyrë: Realizoni ndonjë skicë "Shtëpizë për zogjë" Shembuj më poshtë.











0 Paqartësitë dhe komentet:

Post a Comment